Thesari i Serbisë pengon transferimin e donacionit nga Prishtina në Preshevë

0
374

Thesari i Serbisësipas të pares të komunës së Preshevës po e pengon transferimin e donacionit nga Komuna e Prishtinës të dhuruar me rastin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në dy vendbanimet në komunën e Preshevës.

Me këtë rast kryetarja e komunës së Preshevës Ardita Sinani sot është takuar me kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmetin për të gjetur rrugë alternative që ky donacion të arrijë te familjet e dëmtuara.

Gjatë takimit është biseduar edhe për tema tjera me rëndësi për qytetarët e komunës së Preshevës.

Postimi i plotë i kryetares të komunës së Preshevës:

“Eliminimi i pengesave burokratike nga ana e Thesarit të Serbisë për donacionin që Komuna e Prishtinës i dhuroi Preshevës për dëmet e shkaktuara nga vërshimet në Rahovicë e Raincë, ishte tema qendrore e takimit që pata sot në Prishtinë me kryetarin e Komunës, z.Shpend Ahmeti.
E falenderova për gatishmërinë e tij për të proceduar rreth zgjidhjeve alternative për ta shmangur këtë pengesë.
Me z.Ahmeti biseduam edhe për thellimin e bashkëpunimit kulturor mes Prishtinës dhe Preshevës.
Diskutuam po ashtu për mundësinë e mbajtjes së takimit të ardhshëm të Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon, në Preshevë” ka shkruar Sinani./lajmiAL/