Albin Kurti: Në Luginë po zhvillohet spastrimi etnik

0
219

Gjatë konferencës për media kreyministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë që shqiptarët e Luginës janë duke u diskriminuar nga qeveria serbe.

Kurti para gazetarëve duke folur për reciprocitetin që do ta bëjë Kosova ndaj Serbisë ka folur edhe për problemet e shqiptarëve të Luginës se Preshevës.

“Asnjë qeveri e mëhershme nuk ka zbatu reciprocitet, ne kur ta zbatojmë reciprocitetin nuk guxojmë të dështojmë e kemi theksuar edhe reciprocitetin të të drejtat e pakicave, ju e dini shumë mirë që në ballkan ka dispalanc, midis tw drejtave të pakicave, serbet në bosnje kanë republikë, serbët në Kosovë edhe të drejt vetoje për shumë gjëra në ndërkohë që shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc ua pasivizojnë adresat dhe i çregjistrojnë që është një lloj spastrimi etnik administrativ”, ka thënë Kryeministri Albin Kurti.