Vranja me 114 raste të reja, Bujanoci 14. Ku janë epidemiologët që akuzonin Bujanocin për përhapje të virusit si pasojë e dasmave?

0
272

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj cirusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 669 persona.

në bazë të analizave të kryera 189 persona kanë rezultuar pozotiv ndaj virusit korona, nga ky numër 114 janë nga Vranja, 29 nga Vlladiçin Hani, 19 nga Surdulica, 14 nga Bujanoci, 8 nga Presheva, 4 nga Tërgovishta dhe një nga Bosilegradi.

Të kujtojmë se kohë më parë pas përfundimit të sezonit të dasmave epidemiologët akuzonin Bujanocin dhe Preshevën për përhapje të virusit si pasojë e dasmave duke I parë këto dy komuna si rrezikun pamanent për rritjen e numrit të të infektuarve.

Në bazë të shifrave që po shaqen 10 ditët e fundit, rezulton se komunat e Bujanocit dhe Preshevës janë më stabilet në teritorin e rrethit të Pçinjës, sidomos krahasuar me disa komuna që kanë sa gjysma e banorëve krahasuar me Bujanocin dhe Preshevën, nga ana tjetër numrin e të infektuarve e kanë gati sa dyfishi i Bujanocit./LajmiAL/