Bujanoc: Në shtator mbi 1.000 persona në kovid ambulantën, në 24 orët e fundit 12 të infektuar

0
228

Shtatori në komunën e Bujanocit sa i përket pandemisë, nuk ka qenë i qetë, sipas drejtoreshës së Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc Dalliborka Pavlloviç përmes kovid ambulantës vetëm në shtatorë kanë kaluar më shumë se 1.000 pacientë që kanë kërkuar ndihmë mjeksore.

Megjithatë sipas sajë, pas një pause interesimi për vaksinim është shtuar dukshëm dhe popullata është gjithnjë më e vetëdijësuar se imunizimi është mbrojtja e vetme nga virusi korona, vetëm gjatë ditës së sotme janë paraparë që të vaksinohen mbi 300 persona që kanë termin, rreth 280 janë për dozën e dyte.

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja, në 24 orët e fundit janë testuar 491 persona ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës.

Nga ky numër analizat kanë treguar se 121 persona janë pozitiv ndaj virusit korona, prej tyre 75 nga Vranja, 16 nga Vlladiçin Hani, nga 12 kanë 12 Bujanoci dhe Surdulica, 4 nga Presheva dhe 2 nga Tërgovishta./LjamiAL/