Ambasadori i OSBE-së të mërkurën në Bujanoc, në agjendë mungon APN

0
445

Ambasadori i OSBE-së në Serbi Jan Braathu i cili më 1 janarë të këtij viti e ka marrë detyrën e shefit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, të mërkurën më 1 shtatorë do të qëndrojë në Buajnoc ku do të takohet me përfaqësues instituciona dhe politik të të gjitha nacionaliteteve pjesmarrëse në Asamblenë komunale të Bujanocit, me përjashtim të kryetarit të APN-së në Bujanoc.

Ambasadori Braathu agjendën e tijë do ta nisë me kryetarin e Komunës së Bujnaocit Nagip Arifin në kabinetin e këtij të fundit ku më pas do të ketë konferencë për media.

Braathu pas Arifit në takime të ndara do të takohet edhe me zv.kryetarin Shqiprim Musliun, kryetarin e KK Enver Ramadanin.

Ambasadori i SOBE-së do të takohet edhe me deputetin popullorë Nenad Mitroviç, dhe pas tij me Stojança Arsiq.

Në agjendën e tij nuk do të mungojë as kryetari i KKSh-së Ragmi Mustafa.

Në fund të agjendës është paraparë takim edhe me përfaqësuesit rom dhe këshilltarët e nacionalitetit rom në Asamblenë Komunale të Bujanocit, Kenan Rashitoviç nga shoqata OFER, anëtarë i partisë së Bashkuar Rome dhe Adem Salihi nga partia rome Uniteti.

Bazuar në agjendën e cila iu është dërguar mediave, shihet se Ambasadori Braathu do të takojë pozitën dhe opozitën në Asamblenë Komunale të Bujanocit, megjithatë APN e cila ka 3 këshilltarë në KK të Bujanocit nuk shihet të jetë e përfshirë në këto takime./LajmiAL/