Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi në një intervistë për mediat kosovare ka deklaruar se gjendja ekonomike në Luginë të Preshevës është tejet e brishtë ndërsa politikanët shqiptarë po e vizitojnë sa për fotografi.
Arifi ka thënë se Lugina e Preshevës nuk ka mbështetje as nga Qeveria e Kosovës dhe as ajo e Shqiperisë.
Arifi ka theksuar se për të dalë nga kjo gjendje me Serbinë duhet të përdoret parimi i reciprocitetit në mënyrë që ajo që iu garantohet serbëve në Kosovës ti garantohet edhe shqiptarëve në Luginë të Preshevës./Lajmi-AL/
Intervista e plotë:












