Shkrimi është përgatitur nga pediatër Dr. Bajram Hasani
Foshnja ka nevoje të qajë! E qara është mënyra e tij për të shprehur nevojat.
Ai qan kur mund të jete i uritur, i lagur, apo i vetmuar. Nuk po e llastoni nëse e ngrini në krahë kur qan.
Foshnjat që mbahen në krahë dhe përkëdhelen shpesh, qoftë gjatë periud- have të nazeve, qoftë kur janë të kënaqur, qajnë me pak dhe gjejnë forma të tjera për të shprehur nev- ojat e tyre. Kur foshnja qan, ju do të bëni veprime të thjeshta si: ta ushqeni, ta mbani të gogësijë, ta ndërroni apo ta merrni hopa. Megjithatë ndodh që foshnja të qajë, pavarësisht nga çfarë bëni ju. Është mënyra e saj për të thënë se është e lodhur, apo se ka akoma energji për të çliruar. Në këto raste, lëreni të qajë për disa minuta.
Dhimbjet e forta të barkut tek bebet!
Foshnja mund të qajë edhe nga e prera e barkut (koliku). Foshnjat kanë shpesh dhimbje të forta barku. Ato janë më të zakonshme mbrëmjeve. E qara nga koliku dallon në lartësi nga të qarat e za- konshme. Britmat e foshnjes janë të forta dhe të zgjatura, nganjëherë zgjasin për orë të tëra. Ajo mbledh këmbët, skuqet, godet rreth vetes, lëshon gazra dhe nuk gjen qetësi. Ndonjëherë përkeqëso-
het (pasditeve vonë ose në mbrëmje). Koliku nuk ndalon, pavarësisht se çfarë bëni ju. Bebet fillojnë të qajnë nga koliku rreth javës së 3-të të jetës. Koliku nuk është një sëmundje që mund të shërohet, por ka disa gjëra që mund të bëhen për të qetësuar parehatinë e bebes me kolik:
Mos e ushqe foshnjën nëse nuk ka uri! Nganjëherë ushqimi i tepërt sjell më shumë probleme.
Mundohu të qetësosh veten sepse mund ta transmetosh shqetësimin tënd tek fosh- nja. Kujto se koliku nuk shkakton dëmtime fizike.
Për të shmangur acarimin e tepërt, mbaje foshnjën në një pjesë të qetë të shtëpisë, foli me butësi, me zë të ulët. Provo ta tundësh lehtë në një karrige lëkundëse.
Mbështille me batanije.
Vendose në djep ose kolovajze për beba.
Dil nga shtëpia: ndryshimi i mjedisit mund
ta qetësojë.
Luaji muzikë ose këndoji një ninullë.
Bëni një xhiro me makinë, mbase do ta zerë
gjumi.
Eliminoni erërat e forta, parfumet, sapunet
me erë, avujt e kuzhinës dhe sidomos ty- min e cigares.
Askush nuk e di tamam se çfarë e shkakton dhe a kurohet koliku. E vetmja gjë që dihet është se durimi i prindit është shumë i rëndësishëm për të qetësuar foshnjën në dhimbje.








