22 të infektuar në komunën e Bujanocit

0
271

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja, në 24 orët e fundit 378 persona në territorin e rrethit të Pçinjës janë testuar ndaj virusit korona.

Sipas këtyre analizave 97 persona kanë rezultuar pozitiv gjë që tregon se shifrat janë në rrtije në krahasim me ditët e kaluara.

Nga ky numër më së shumti të infektuar ka nga Vranja 48, në Bujanoc Bujanoc 22, Preshevë 20, Surdulica 4, Tërgovishte 2 dhe Vlladiçin Han një.

Në komunën e Bujanocit që nga fillimi i pandemisë numri I të infektuarve po i afrohet 1.800, ndërsa në muajin gusht numri I të ifektuarve ka kaluar mbi 200 persona.

Sipas mjekëve imunizimi mbetet shpresa evetme që mund të na mbrojë ndha parandalojë rritjen e numrave të të infektuarve./LajmiAL/