Situata pandemike jo e favorshme, arrijnë SMS-të për marrjne e dozës së 3 të vaksinës

0
256

Situata pandemike në rrethin e Pçinjës gjithnjë është duke shkuar drejt përkeqësimit, shifrat e publikuara tregojnë se asnjë nga komunat nuk është stabile, numrat gjithnjë variojnë, ndërsa komunat e Vranjës, Preshevës dhe Bujanocit vazhdojnë të kryesojnë për nga rastet e reja të të infektuarve me numra dyshifrorë.

Sipas të dhënave të fundit nga Entit për Shëndetësi Publike nga Vranja, në 24 orët e fundit 345 persona në teritorin e rrethit të Pçinjës janë testuar ndaj virusit korona, dhe sipas këtyre analizave 91 persona ose 26.37% kanë rezultuar pozitiv.

Numri më i madh i personave të infektuar është nga Vranja 35, Presheva 32, Bujanoci 10, Vlladiçin Hani 9 dhe Surdulica 5.

Këtyre ditëve kanë filluar edhe arritjet e SMS-ve për marrjen e dozët së tretë të vaksinës për personat të cilët janë vaksinuar ndër të parët, gjegjësisht siç potencohet në SMS kanë kaluar 6 muaj nga marrja e dozës së dytë të vaksinës./LajmiAL/