Në komunën e Bujanocit këtë të diele nuk ka patur raste të reja të konfirmuara me virusin korona, të paktën kështu flasin të dhënat nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja.
Megjithatë nga Shtëpia e shëndetit jozyrtarisht bëjnë të ditur se situata epidemiologjike në krahasim me para një muaji është përkeqësuar dukshëm dhe numri i të infektuarve është në rritje.
Fakti, përse gjatë vikendit kemi rënie të numrit të të infektuarve është sepse numri i të testuarve ëhstë dukshëm më i vogël.
Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike në Vranjë, nga 156 analizat e testuara në rrethin e Pçinjës, 35 kanë rezultuar pozitivndaj virusit korona. Në 24 orët e fundit nga ky numër, 27 janë nga Vranja, 7 nga Presheva dhe një nga Vlladiçin Hani./LajmiAL/












