Postimi i kryetares së Preshevës Ardita Sinani:
Nga Presheva dhe fitues i medaljes së artë 🥇 në Olimpiadën e 28 Ndërkombëtare të Matematikës për Studentë Universitarë – IMC 2021.
Ky është Arben Ajredini 💪
Student i Departamentit të Matematikës në Universitetin e Prishtinës dhe përfaqësues i Kosovës 🇽🇰, ai fitoi vendin e parë në një ndër garat më të rëndësishme botërore të matematikës, ku morën morën pjesë mbi 600 studentë nga 113 universitete më prestigjioze nga të gjitha anët e botës.
Arbeni është universalja jonë. Dëshmia se edhe nga një vend i vogël je bota 🌎. E bëhesh vlerë e saj.
Medalja e Arbenit është edhe kritika më e besueshme për politikën. Vetëdijësimi se duhet të investojmë para së gjithash në njerëz 👩👩👦👦
Duke ju zotuar se qeverisja komunale do ta mbështes në garat e mëtejme ndërkombëtare, sot e urova 👏 Arbenin për medaljen dhe e falenderova 🙏 për krenarinë që i dha komunës sonë.
Suksese të mëtejme maestro! 👊❤️












