Është nënshkruar memorandum bashkëpunimi mes komunës së Bujanocit dhe organizatës joqeveritare HELP për realizimin e projektit ‘’Zvogëlimi i mbeturinave të plastikës dhe rritja e sasisë së materialit reciklues në procesin e prodhimit, me mundësi të përmirësimit të punësimit’’.
Qëllimi i përgjthshëm i këtij projekti është arritja e mundësisë legale të punësimit për grumbulluesit joformal të mbeturinave nga grupet e margjinalizuara, lidhja me kompanitë të cilat merren me reciklimin e mbeturinave të plastikës në Serbi, njëkohësisht rritjen e reciklimit dhe ngritjen e vetëdijes rreth mbeturinave plastike.
Projekti do të realizohet në Bujanoc dhe do të zgjasë 16 muaj, dhe pritet që të punësojë së paku 5 persona nga grupet e margjinalizuara.












