Sekretarja shtetërore në Ministrinë e Mbrojtjes së Ambientit Jetësorë Ivana Haxhi Stoshiç ka vizituar sot komunën e Bujanocit ku është pritur nga kryetari i komunës Nagip Arifi.
Pas takimit në kabinetin e Arifit sekretarja shtetërore dhe kryetari Arifi kanë nënshkruar një marrëveshje për pranim dorëzimin e 120 kontejnerëve me madhësi prej 1.5 kubik dhe 131 kontejner me kapacitet prej 240 litra.
Kryetari i komunës së Buajnocit Nagip Arifi theksoi se ky donacion do të ndihmojë Ndërmarrjen Publike Komunalia në kompletimin dhe funksionimin më të mirë të sajë.
Nga ana tjetër sekretarja shtetërore në Ministrinë e Mbrojtjes së Ambientit Jetësorë, bëri të ditur se 34 vetqeverisje lokale në Sërbi do të jenë përfituese e kontejnerëve nga ministria e lërtpërmenduar.
Ajo potencoi se qëllimi i ministrisë është që ti përkrahë vetqeverisjet lokale, ta mbajën ambientin e tyre të pastërt dhe ti lehtësojmë punën e ndërmarrjeve publike komunale.
Sekretarja Shtetërore potencoi se disa komunave në Serbi kjo ministri do ti ndajë edhe pastruese moderne.
Pas nënshkrimit të kontratës e cila kap shumën rreth 5 milion dinarë sekretarja shtetërore e shoqëruuar nga kryetari Arifi, drejtori i Ndërmarrjes Publike Komunalia dhe kryeshefja e drejtoratit për investime dhe zhvillim Fazila Azemoviç, vizituan Ndërmarrjen Publike Komunalia ku edhe është bërë shkarkimi i kontejnerëve./LajmiAL/












