Presheva vatër e infeksionit të Covid-19, në 24 orët e fundit 19 raste të reja

0
233

Shifrat e të infektuarve me virusin korona në nivel vendi janë gjithnjë e më shumë në rritje, ngjajshëm po ndodhë edhe në rrethin e Pçinjës, sidomos në komunën e Preshevës e cila po shfaq numra alarmues të të infektuarve me virusin korona, e pasuar nga Vranja dhe më pas komunat tjera me numra njëshifrorë.

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike në Vranjë, nga 240 analizat e bërë në 24 orët e fundit në rrethin e Pçinjës, 36 kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër, 11 janë nga Vranja, 19 nga Presheva, 2 nga Bujanoci, 3 nga Tërgovishta dhe 1 nga Surdulica.