Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka pritur sot në takim sekretaren e parë politike të Ambasadës Britanezë në Beograd Chantel Care, ku kanë biseduar për tema të rëndësishme në veçanti situatën në komunën e Buajnocit.
Arifi e ka njoftuar diplomaten Britaneze me tema të rëndësishme që e preokupojnë popullatën në komunën e Buajnocit, në veçanti funskionimin e vetqeverisjes lokale.
Pas përfundimit të takimit Arifi ka potencuar se, “sot, në takim me sekretaren e parë politike të Ambasadës Britaneze në Beograd znj.
Chantel Care me bashkëpunëtorë diskutuam mbi ecurinë e funksionimit të vetqeverisjes lokale gjatë një viti qeverisje. Biseduam për problemet dhe sfidat që preokupojnë qytetarët tanë, u shpreh Arifi./LajmiAL/












