FILLOJNË PUNIMET E KANALIZIMIT NË LAGJEN E SHEMOVITËVE NË BREZNICË

0
253

Lagjja e Shemovitëve në fshatin Breznicë së shpejti do të bëhet me kanalizim, ngase sot kanë filluar punimet për instalimin e kanalizimit në këtë lagje. Sipas këshilltarit nga Breznica Nazmi Duraku, ky projket do të lidhë pesë lagje të Breznicës në këtë rrjet, edhe atë lagjet e Osmonovitëve, Ismajlovitëve, shemovitëve, ibrovitëve dhe ailovitëve.

Gjatësia e rrjetit të kanalizimit është 480 m, kurse së shpejti rrjeti i kanalizimit do të fillojë së ndërtuari edhe në dy fshatrat tjerë, Bilaç dhe Letovicë.