Ka përfunduar asfaltimi edhe i një rruge e nënshkruar qysh nga viti 2019. Bëhet fjalë për një rrugë shumë të kërkuar nga komuniteti rom në qytetin e Bujanocit, e cila edhepse ishte e nënshkruar në vitin 2019, është dashur të presim ndërrimin e pushtetit për ta realizuar këtë projekt.
Gëzimin për përfundimin e këtij projekti nuk e kanë fshehur banorët e kësaj lagje, e as qytetarë tjerë të komunitetit rom, të cilët kanë falemnderuar publikisht kryetarin e komunës së Bujanocit për asfaltimin e kësaj rruge.
Ata shprehen të lumtur që kryetari Arifi pa dallim nacionaliteti po punon për përmirësimin e kushteve të qytetarëve të komunës së Bujanocit.

Kjo është vetëm njëra nga shumë projekte të nënshkruara nga mandati i kaluar, të cilat deri më sot kishin mbetur vetëm në letër.
Projekti kap vlerën prej Kontrata 1.488.049.50 dinarë, me gjatësi 200m, kurse punëkryes është “Saba Bellça”.












