Situata epidemiologjike në rrethin e Pçinjës po bëhet më e ndërlikuar, është shprehur Biljana Popoviç nga Enti për Shëndetësi Publike nga.
Pas një periudhe të shkurtër në qetësie, tashmë prap janë rikthyer rastet e reja me virusin korona në rrethin e Pçinjës.
“Sipas të dhënave të fundit, nga 207 analiza sa janë testuar në rrethin e Pçinjës nëntë kanë rezultuar pozitiv.
Pesë analiza pozitiv janë nga Vranja, dy nga Vlladiçin Hani dhe dy nga Bujanoci.
Nga të gjithë të infektuarit, vetëm një person ka qenë i vaksinuar me vaksinën kineze, ky pacientë ka një pasqyrë të letë klinike dhe është në trajtim në shtëpi.
Të gjithë pacientët e tjerë kanë pasqyrë të letë klinike, por nuk janë vaksinuar.
Në spitalin Kovid në Vranjë tre pacientë janë të shtruar në spital. Të rinjtë dominojnë midis pacientët e rinj dhe është e nevojshme të vaksinohen sepse kjo tregon se ata vërtetë nuk i kanë respektuar masat dhe se duhet të bëhemi seriozë.
Situata nuk është e padëmshme. Unë kërkoj nga qytetarët që sa më masovikisht të vaksinohen në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e virusit korona, ka deklaruar epidemiologia Biljana Popoviç.
Mjeku thotë se nuk ka përparim domethënës kur bëhet fjalë për vaksinimin e banorëve të Vranjës, dhe ajo beson se kjo duhet të ndryshohet, sepse është e nevojshme të arrihet imuniteti kolektiv në mënyrë që të parandalohet lëvizja e virusit.












