Tiodoroviq: Shtabi i Krizave do të shqyrtojë mundësinë e futjes së masave të reja kundër Covid-19!

0
340

Epidemiologu Dr. Branisllav Tiodoroviq tha se Shtabi i Krizave do të vlersojë situatën epidemiologjike dhe futjen e masave të mundshme.

Lockdoën nuk do të vinte në konsideratë – tha ai dhe vuri në dukje se është e mundur të rivendosen masat për ata që kthehen në vend.

Njerëzit janë lëshuar shumë në pushimet verore, sidomos ata që kthehen nga territori si Greqia, Mali i Zi, veçanërisht në Greqi, ku numri i të infektuarve kalonë mijëra në ditë, ka thënë Tiodoroviq, dhe kjo sipas tij paraqet rrezik për Serbinë.

“Duhet të aplikojmë disa masa me kujdes më të madh për ata që kthehen nga deti, për ata që vijnë nga vendet e lartpërmendura dhe shqetëses është fakti me njerëzit që shkojnë në rajon ose në vendet e Lindjes së Mesme.

Duhet të jemi objektivë. Ne e dinim se sa njerëzit janë relaksuar në pushime dhe ka qenë e pritshme se do të kemi një problem, veçanërisht ata që janë kthyer.

Ne do të kemi një rritje të lehtë që do të tregojë kujdes, dhe në anën tjetër të spitalet po mbushen ngadale gjë që është fakt shqetësues dhe që duhet të kemi kujdes, thotë Tiodoroviq./LajmiAL/