ZERO raste pozitiv me Covid-19 në rrethin e Pçinjës

0
200

Sipas të dhënave më të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja, në rrethin e Pçinjës në 24 orët e fundit janë testuar 199 mostra ndaj virusit korona, prej tyre asnjë nuk ka rezultuar pozitiv.

Gjatë ditës së djeshme në ambulantën kovid në Vranjë janë kryer 135 kontrolla, nga të cilat 19 për herë të parë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer një PCR dhe 24 analiza antigjenit, nga të cilët asnjë nuk ka rezultuar pozitive ndaj virusit korona.

Dy pacientë që janë pozitiv me Covid-19 janë të shtruar në ambulanëtn kovid në kuadër të Qendrës shëndetësore të Vranjës, të njetit janë me bronkopneumoni dhe gjenden në aparatet e frymarrjes.

gjendja me virusin korona rezultonë të jetë e qetë edhe në komunën e Bujanocit, megjithëse mjekët apelojnë për kujdes veçanarisht në ambiente të mbyllura, dhe mirëmbajtjen e higjienës./LajmiAL/