Të zëshmit e rrugës Arifi i qetësoi një nga një, erdhën për ujin, dolën te qenët endacak, deponia, e në fund te shpija!

0
759

Rreth 30 veta të nacionalitetit serb, të disa vendbanimeve serbe të komunës së Bujanocit në orët e paraditës, bllokuan hyrjen e ndërtesës së KK, më pas tentuan edhe rrugën deri te tentimi për të hyrë dhunshëm edhe në ndërtesën e KK, me pretekstin se kanë probleme me mungesën e ujit të pijshëm.

Disa herë përfaqësuesit e pushtetit dhe të Komunalisë nga banorët kërkuan që të formojnë një delegacion dhe të bisedojnë me kryetarin e komunës dhe përfaqësuesit e NP Komunalisë për zgjidhjen e problemit për të cili ishin grumbulluar, gjë që nuk pranuar, për të vazhduar me bërtitje dhe bllokim të hyrjes dhe një kahje të rrugës kryesore.

Gjatë kësaj periudhe, edhe pse për ujin e pijshëm, nga ta dëgjoheshin zëra duke kundërshtuar presidentin Vuqiq për mos hapje të fabrikave, por edhe pushtetin lokal për mos zgjidhje të problemeve, që len të kuptohet se ky grumbullim kishte më shumë prapavijë politike se sa zgjidhjen e ujit të pijshëm.   

Në fund kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi i kërkoi që të takohen në Shtëpinë e Kulturës për ti zgjidhë problemet dhe jo në rrugë siq pretendonin ata, gjë që pranuan në takim të përbashkët në sallën Shtëpinë e Kulturës për të marrë përgjigje në pyetjet e tyre.

Megjithatë në takimin e përbashkët nga banorët më pas më shum u shtruan pyetje rreth kanalizimit, deponisë, qenët endacak dhe infrastrukturës rrugore se sa për atë që kishin ardhur.

Për dallim nga grumbullimi para ndërtesës së KK në shtëpinë e Kulturës biseda mori krejtësisht kahje tjetër pasi kryetari Arifi dhe përfaqësuesit e Komunalisë i dhanë përgjigje banorëve në pyetjet e tyre, madje në shum raste banorët mbetën të bllokuar, e në fund një nga një të qetë e lëshuan sallën e Shtëpisë së kulturës.

“Ditën e parë kur është paraqitur problemi me furnizimin me ujë të pijshëm unë dhe ekipi i komunalisë dhjetra herë kemi dalë te burimet e ujit, gjithashtu kam vizituar disa vendbanime.

Dje është gjetur një havari e madhe, Komunalia ka bërë çmosë dhe nga mbrëmë situate është krejtësisht ndryshe nga çka ka qenë më parë” u shpreh kryetari Arifi në takim me banorët.

Arifi gjithashtu propozi që të ndëgjojë secilin nga përfaqësuesit e bashkësive lokale dhe të gjitha propozimet ti merr parasyshë për ti zgjidhë ato.

Disa prej tyre tentuan që protestën sot ta keqpërdorin për synime politike.

Gjatë takimit në shtëpinë e Kulturës kryetari Arifi gjithashtu potencoi se, “Propozoni ato që mund ti zgjidhim. Këtu nuk ka vend për politikë, ata që kanë dashur të merren me politikë e kanë patur mundësinë dhe do ta kenë prapë.

Këtu jemi për ta zgjidhur problemin që e kanë qytetarët e Bujanocit pa marrë parasysh përkatësinë e tyre nacionale” u shpreh Arifi.

Në mesin e protestuesve kishte edhe polic aktiv i veshur me rroba civil, njëri nga ta ishte i zëshëm edhe në sallën e Shtëpisë së kulturës, deri në momentin kur Kryetari Arifi e pyeti nëse ke dal në pension apo jo, ai u përgjigj se akoma është aktiv, dhe nga ai moment sikur qetësia ra mbi të.

Vlenë të theksohet se gjat grumbullimit para ndërtesës së KK u degjuan edhe zëra se ujë të pijshëm nuk ka vetëm në vendbanimet serbe dhe se janë të diskriminuar.

Gjatë ditës së djeshme NP-Komunalia ka bërë të ditur se havaria e cila shkaktoi probleme me furnizimin me ujë të pijshëm është zgjidhur dhe qysh në orët e mbrëmjes furnizimi me ujë ka qenë dukshëm i përmirësuar.

Vlenë të theksohet se disa nga protestuesit tentuan edhe dhunshëm të hyjnë në ndërtesën e KK, të cilët u penguan nga policia./LajmiAL/