Bujanoc: Nga sot në Shtëpinë e shëndetit kryhen testet antigjen për udhëtime jasht vendit

0
272

Që nga dita e sotme në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc mund të kryhet testi antigjen me të cilin mund të udhëtohet në vendet e ndryshme të BE-së të cilat e kërkojnë si dëshmi një gjë të tillë.

Sipas doktoreshës Afërdita Mustafa njëherit koordinatore për imunizim në komunën e Bujanocit, testi mund të kryhet çdo ditë punë ndërsa luten qytetarët që të paraqiten në praksën e përgjithshme për kryerjen e procedurës, raporton LajmiAL.

Të gjithë ata që duan të paisen me testin antigjen me vetë duhet të kenë kopjen e pasaportës apo letërnjoftimit me qëllim të evidentimit më të mire dhe mos gabimit në shkronja, si dhe fotokopjen e fletpagesës në shumë prej 3.500 dinarëve që është e nevojshme për testin antigjen.

Tash e tutjen Shtëpia e shëndetit në Bujanoc është e pasiur edhe me teste serologjike për vertetimin e imunoglobolinave, gjegjësisht sa jemi të mbrojtur nga virusi korona, ndërsa pagesa për këtë test është 1.200 dinarë./LajmiAL/