Fëmijët dhe të rinjtë pa kujdes prindëror, me pengesa në zhvillim, janë lanë të vdesin në institucionet e kujdesit shoqëror në Serbi – ata i kalojnë ditët e tyre në shtretër metalikë, të atrofizuar dhe me dhimbje, shkruan portali 021.rs.
Ky është një nga konkluzionet nga botimi i sapo publikuar “Fëmijët e Harruar të Serbisë”, i cili është rezultat i punës dhe hulumtimit të plotë nga terreni nga Nisma për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara Mendore (MDRI).
Bëhet fjalë për Organizatën për të drejtat e njeriut që merret me mbrojtjen dhe përfshirjen e plotë sociale të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe të rriturve me aftësi të kufizuara në shoqëri.
Puna e MDRI-së menaxhohet nga personat me aftësi të kufizuara dhe anëtarët e familjeve të tyre.
Raporti “Fëmijët e Harruar të Serbisë” bazohet në gjetjet e mbledhura gjatë vitit 2019 në institucionet e mbrojtjes sociale në të gjithë Serbinë.
Studiuesit kanë hyrë në një total prej tetë institucionesh – tre institucione për fëmijë dhe të rinj me pengesa në zhvillim dhe pesë institucione për fëmijë pa kujdes prindëror dhe fëmijë me pengesa në zhvillim.
Për shkak të privatësisë së këtyre fëmijëve, nuk thuhet se për cilat institucione bëhet fjalë. Vetëm njëri prej tyre u tregua i mirë, ndërsa të gjithë të tjerët ishin të organizuar në mënyrë katastrofike, pa staf dhe menaxhim të motivuar dhe pa asnjë kusht normal të jetesës për secilin.
Abuzimi, neglizhenca, aroma e urinës, fekalet …
Gjatë disa viteve, MDRI dhe një numër organizatash të tjera i kanë theksuar Qeverisë së Sërbisë për, siç theksojnë “kushte shumë të këqija, abuzim, neglizhencë dhe trajtim çnjerëzor që vazhdojnë në institucione”.
Qeveria e Serbisë nuk bëri pothuajse asgjë për të përmirësuar situatën, megjithëse ishte në dijeni të situatës në këto institucione. Askush nuk u përgjigj me emrën dhe mbiemër të tyre, e lëre më përmes funksionit të tyre, shkruan ky portal.
“Në institucionin 6, për shembull, erë e keqe e urinës, djersës, fekaleve dhe shtratit të papastër ishte e stërmbushur”, është vetëm një nga përfundimet nga ky raport, pjesë të të cilit transmetohen nga 021.rs.
Fëmijët me aftësi të kufizuara përbëjnë rreth 80 përqind të fëmijëve që jetojnë në institucione, ku ata shpesh janë të përzier me të rritur dhe kërcënohen me segregacion për gjithë jetën.
Fëmijë shumë të vegjël janë akoma të pranuar në institucione të tilla, të cilët pastaj përballen me vdekjen në to, të lënë në kujdesin e askujt.
Arsyeja mbizotëruese e largimit nga institucioni është në të vërtetë – vdekja.
“Serbia nuk u është përgjigjur në mënyrë adekuate shkeljeve serioze të të drejtave të njeriut dhe abuzimit të njerëzve të detyruar të jetojnë në kushte çnjerëzore – shumë prej të cilëve arrijnë nivelin e torturës.
Në të gjitha institucionet që kemi vizituar, pavarësisht nga madhësia e tyre, kemi vërejtur neglizhencë drastike dhe mungesë të kujdes mjekësor të cilat janë të rrezikshme për shëndetin dhe jetën e fëmijëve me pengesa në zhvillim”, deklarojnë studiuesit.
Ngadalë po vdesin në kafaze metalike
Fëmijët me aftësi të kufizuara në Serbi nuk vendosen në familje dhe nuk rriten afër normales. Ata zyrtarisht jetojnë në komunitete të vogla konvikti që funksionojnë si institucione (të këqija).
Në njërën prej tyre, studiuesit gjetën rreth 100 fëmijë, kryesisht me pasoja të paralizës cerebrale, të cilët qëndrojnë gjatë tërë ditës të shtrirë në shtretër metalikë me shufra të larta – në kafaze. Ata i lënë vetëm kur lahen dhe kur hanë.
Shumë fëmijë duken shumë më të vegjël sepse muskujt e tyre janë atrofizuar nga palëvizshmëria.
Ata fjalë për fjalë vdesin ngadalë në kafaze metalike, sepse, pavarësisht nga sasia e ushqimit që u jepet, ata nuk kanë as lëvizjen më të vogël. Gjithashtu në të njëjtin objekt, hetuesit gjetën fëmijë me gjymtyrë të shtrembëruar dhe shumë të hollë të shtrirë në sipërfaqe të forta.
Një gjendje e tillë është pasojë e neglizhencës dhe mungesës së rehabilitimit dhe lëvizjes. Stafi ka deklaruar se fëmijët “nuk duhet të lëvizin për shkak të rrezikut të frakturave”.
Më shumë se gjysma e fëmijëve ushqehen përmes një tubi, përmes hundës, gjë që është jashtëzakonisht e rrezikshme.
Në një institucion tjetër, stafi u tha hetuesve se fëmijëve u ishte mohuar kujdesi mjekësor sepse stafi i spitalit refuzoi të pranonte fëmijë me sëmundje të rëndë me aftësi të kufizuara nga kjo shtëpi. Stafi i spitalit tha për njëin prej fëmijëve: “Pse e sollët këtu, lereni të vdesë”.
Disa fëmijë që gjenden në kujdesin e shtëpive të ngjashme kanë nevojë shumë urgjente për trajtim spitalor sepse lëngu i tyre cerebrospinal grumbullohet në tru, ata ndiejnë dhimbje të vazhdueshme dhe vdekja është çështje ditësh.
Por, nëse marrin trajtim spitalor, ata do të jetojnë një jetë të gjatë dhe të lumtur.
Në atë institucion, stafi deklaroi se vetëm një këshill i mjekëve vendos për operacionin mbi fëmijët, dhe se ata zakonisht refuzojnë sepse është “i rrezikshëm”, edhe pse fëmija megjithatë vdes pa operacionin.
Kështu i dënojnë me vdekje, dhe kjo është vrasja e qëllimshme e fëmijëve me aftësi të kufizuara.
Në të njëjtin institucion, në vitin 2012, ky ekip i hetuesve zbuloi një djalë me hidrocefalus – derdhje lëngu në tru, i shtrirë në anën e tij përballë murit dhe duke qarë.
Djali vdiq shpejt pas vizitës së ekipit dhe komisioni mjekësor pranoi se ishte gabim sepse nuk e dërgoi atë për operacion. Askush nuk ishte përgjegjës për vdekjen e tij./LajmiAL/








