Bujanoc: Kush janë këshilltarët e KK të cilët nuk e paguajnë ujin e pijshëm?

0
354

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Bujanocit ku u diskutua rreth vazhdimit të mandatit të Organit të përkohshëm të NP-Komunalia, u ngritën debate rreth vazhdimit të mandatit. Gjatë kësaj pike gjithashtu u kërkua edhe përmirësim i shërbimeve të NP-Komunalisë.
Nga ana tjetër kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi potencoi se ka edhe nga këshilltarët e KK të Bujanocit të cilët nuk i kryejnë obligimet e tyre ndaj NP-Komunalisë.
Arifi gjithashtu potencoi se ne hyrje të komunës do të vendoset lista me emrat e këshilltarëve të cilet kanë borxhe ndaj Komunalisë.
Nazmi Duraku këshilltarë në KK njëherit punonjës në NP-Komunalia tha se NP-Komunalia është duke prodhuar ujë me kapacitet të plotë, por ka shum nga ata që janë duke keçpërdor, keçmenaxhu ujin e pijshëm.

Lajmi-AL do të kërkojë nga NP-Komunalia listën e këshilltarëve dhe ndërmarrjeve të cilat kanë borxhe ndaj NP-Komunalisë./Lajmi-AL/