Më mirë po punojë për 10 euro orën se sa 15 euro ditën dhe pa sigurim!

0
359

Pas zbutjes së masave pandemike në vendet e BE-së, trendi i migrimit të të rinjëve menjëherë ka marrë hovin.

Vetëm brenda muajit qershorë sipas të dhënave të grumbulluara nga agjensitë e udhëtimeve si dhe nga të dhënat në teren, dhjetra të rinjë vetëm nga komuna e Bujanocit janë nisur drejt vendeve të BE-së për një jetë më të mirë.

Siç është bërë e ditur, pjesa dërmuese e të rinjëve kanë siguruar vende pune sezonale si sudentë, ndërsa pjesa tjetër migrimit ia mësyjnë për të punuar edhe në të zezë, vetëm që të sigurojnë të ardhura më të mira.

Të njetat informacione flasin se dhjetëfishi i këtyre që kanë shkuar janë duke pritur për përgjigje positive nga kompanit e punësimit, në momentin që ta marirn përgjigjen positive ata menjëherë do të marrin rrugën e migrimit.

“Po do të shkojë menjëherë, nuk shoh se në një të afërme do të bëhet mirë tek ne, përderi sa më shkon jeta duke punuar si kamarier për 10 euro ditën, apo punë të rënda për 15 euro ditën më mirë po punojë për 10 euro orën në Gjermani. Të paktën kam një pagë të sigurtë mujore, një jetë më të mirë e mbi të gjitha një siugurim të cilën asnjëherë nuk e pata këtu” thotë Blerimi i cili këtyre ditëve pritet të niset për Gjermani ku e ka siguruar lejen e punës.

Si Blerimi ka shumë të tjerë në komunën e Bujanocit të cilët për 10 apo 15 eruo punojnë tërë ditën edhe atë pa asnjë sigurim, ndërsa pronarët e marrin dhjetfishin edhe prap nuk janë të kënaqur.

Nuk janë vetëm të rinjë që po largohen, LajmiAL ka siguruar të dhëna edhe për shum çifte të sapomartuar të cilët në pamundësi të krijojnë një jetë standard në vendlindje kanë marrë rrugën e mërgimit dhe të tjerë që janë në pritje të kontratës së punës.

Për sigurimin e një kontrate si student, atyre të cilëve i buzqesh fati duhet paguar rreth 400 euro në kompanit e ndryshme, ndërsa puna sezonale zgjatë 3 muaj, ku mund të kurseni një pagë solide në Gjermani duke llogaritur të gjitha shpenzimet nga 1.000 deri në 1.500 euro.

Nëse keni fatin që kontratën ta përfitoni dy herë në vit, ju mund të kurseni nga 6.000 deri në 9.000 euro në vit për vetëm 6 muaj punë, gjë të cilat në vendlindje vështirë ti kurseni për 4-5 vite punë.  

Largim i të rinjëve nga vendlindja, ka bërë që kompanitë private ti mbushin rrjetet sociale në Luginë të cilat kërkojnë punëtorë të profileve të ndryshme, por ata të cilët kanë vetëm pak shpresë në perëndim as që duan të ia dijnë për një gjë të tillë.

Nganjëherë si për shaka e përsërisin thënien, “kur na patët afër sna ditët kimetin”./LajmiAL/