Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja, nga 156 mostra e marra nga rrethi i Pçinjës të testuara ndaj Covid-19 asnjë nuk ka rezultuar pozitiv, gjë që nënkupton se edhe komuna e Bujanocit është stabile për sa i përket pandemisë dhe rasteve të reja me virusin korona.
Gjatë ditës së djeshme janë kryer 28 kontrolla në klinikën ATD, nga të cilat 17 kanë qenë për herë të parë.
Janë kryer tre teste PCR dhe 17 analiza të antigjenit, nga të cilat asnjë nuk ka rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.
Katër pacientë janë të shtruar në spitalin kovid të Qendrës shëndetësore të Vranjës, të gjithë janë pozitivë ndaj virusit korona dhe kanë bronkopneumoni, ndërsa 3 pacientë janë në aparatet e frymarrjes./LajmiAL/








