Komuna e Bujanocit u anëtarësua në Unionin e Bashkive Shqiptare në Rajon

0
242

Nga sot edhe zyrtarisht komuna e Bujanocit është anëtare e Unionint të Bashkive Shqiptare në Rajon.

Lajmin përmes profilit të tijë social e ka konfirmuar Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi i cili së bashku me shefin e kabinetit Sali Salihun po marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Bashkive Shqiptare në Rajon.

Anëtare të këtij Unioni duke përfshirë edhe komunën e Buajnocit tashmë janë 14 komuna nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Në profiling e tijë Arifi ka thënë se është nder i veçant që në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Bashkive Shqiptare në Rajon, në mesin e 14 komunave shqiptare nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, zyrtarisht edhe komuna e Bujanocit u anëtarësua në Unionin e Bashkive Shqiptare në Rajon.

Pata rastin që para të pranishmëve të shpalosë rëndësinë e bashkëpunimit mes komunave shqiptare në rajon për zhvillimin e gjithëmbarshëm të ekonomisë, arsimit,turizmit, kulturës e sportit, ka thënë i pari i Bujanocit.

Nga a na tjetër në njoftimin e UBSHR, thuhet se bashkë me komunat pjesëmarrëse vendosëm të ngrejmë kapacitet dhe formëzojmë struktura e Emergjencave civile rajonale, në përgjigje të kushteve dhe pandemisë ku ndodhemi.

Turizmi rajonal dhe hartëzimi i projekteve të suksesshme të Komunave ishte një tjetër hap i rëndësishëm që do të ndërmerret së shpejti nga UBSHR.

Në këtë mbledhje përveç kryetarit Arifi po marrin pjesë edhe zv.kryetari Musliu dhe drejtori i Organizatës Turistike Shuajb Neziri. /LajmiAL/