Gjykata themelore ne Bujanoc sot ka emruar edhe dy gjykatës të rinjë, Nedretan Rexhepin dhe Dragana Nakiç.
Rexhepi dhe Nakiç për herë të parë janë zgjedhur në funksionin e gjykatësit me vendim të Kuvendit të Serbisë më 6 maj, ndërsa betimin e kanë dhënë më 19 maj të këtij viti.
Deri në përzgjedhjen në postin e gjykatësit Rexhepi dhe Nakiç kanë qenë ndihmësgjykatës, thuhet në njoftimin e Gjykatës./Lajmi-AL/












