Komuna e Bujanocit hyn me 24 milion dinarë suficit në vititn 2021

0
366

Këshilli Komunal i Bujanocit nën kryesimin e kryetarit të komunës Nagip Arifit sot ka mbajtur seancën e 11 me radhë ku janë shqyrtuar dhe aprovuar të gjitha pikat e rendit të ditës, në mesin e tyre edhe Propozim vendimi mbi Llogarinë përfundimtare të komunës së Bujanocit për vitin 2020.

Sipas kryetarit Arifi për herë të parë komuna e Bujanocit në disa vitet e fundit, në vitin 2021 hynë me suficid prej 24 milion dinarëve, me realizim mbi 90% të buxhetit komunal.

Arifi këtë e ka vlerësuar një sukses të madh, duke patur parasysh edhe situatën pandemike e cila ka mbretëruar por edhe gjendjen në përgjithësi ekonomike e cila ka qenë e shkaktuar si pasojë poashtu e pandemisë.

Arifi pret që edhe ky vitë, 2021, me gjitha vështirësit që mund të jenë si pasojë e Covid-19, komuna e Bujanocit do të arrijë të realizojë buxhetin në mënyrë më të mirë të mundshme./LajmiAL/