NP Komunalia në ndihmë vendbanimeve që kanë pësuar nga vërshimet

0
307

Me urdhër të kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifit NP Komunalia në mënyrë vëllazërore i ka dalë në ndihmë në pastrimin e rrugëve nga vërshimet në komunën e Preshevës, duke angazhuar cisternën dhe ekipin e sajë.
Gjatë ditës cisterna dhe ekipi i NP Komunalisë ka bërë pastrimin e rrugëve në fshatin Rahovicë ku edhe më së shumti kishte nevoje dhe dëme nga vërshimet.
NP Komunalia gjithmonë në bashkëpunim dhe koordinim me kabinetin e kryetarit të komunes është e gatshme që në situata të tilla ti dalë në ndihmë qytetarëve që kanë pësuar nga vërshimet.
Fatkeqësit natyrore nuk njohin ndasi as kufi, thuhet në njoftimin e NP Komunalisë. /Lajmi-AL/