Vërshime në vendbanimet Rahovicë dhe Raincë të Preshevës. Dëme të mëdha materiale

0
290

Pas reshjeve të furishme të shiut që kapluan vendin tone, më së shumti pësuan vendbanimet e Rahovicës dhe Raincës të komunës së Preshevës.

Sipas informacioneve që ka siguruar Lajmi-AL, në fshatin Raincë vërshimet kanë shkamtuar dëme të mëdha materiale, sidomos uji në shumë objekte banimi ka hyrë në podrume duke dëmtuar edhe paisje të ndryshme shtëpiake, pa kursyer as veturat.

Vendbanimeve që kanë pësuar më shumë nga vërshimet i ka izituar edhe lideri i APN-së Shqiprim Arifi.

“Sapo vizituam disa bashkësi lokale në Komunën tonë, konkretisht në Bashkësitë lokale Raincë dhe Rahovicë ku pamë nga afër dëme materjale dhe për këtë arsye nesër në kuvendin komunal do të iniciojmë një pako financiare për dëmet e krijuara nga vërshimet e sotshme.Shqiprim Arifi, kryetar i Alternativës për Ndryshim” thuhet në postimin e APN-së.