Në rrethin e Pçinjës 4 të infektuar, nga 1 rastë kanë Bujanoci dhe Presheva

0
248

Sipas të dhënave më të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja, nga 222 mostra të marra në rrethin e Pçinjës, 4 kanë rezultuar pozitivë ndaj Covid-19.

Nga ky numër, nga 1 rast kanë shënuar Surdulica, Vlladiçin Hani, Bujanoci dhe Presheva, ndërsa komunat tjera sikurse edhe Vranja Nuk kanë shënuar asnjë rast të ri me virusin korona në 24 orët e fundit.

Gjatë ditës së djeshme, në kovid ambulancën në Vranjë janë kryer 81 kontrolla, nga të cilat 30 të para.

Kampionet e gjakut janë marrë në 31 pacientë, janë ktyer gjithsej 38 teste antigjen dhe 2 teste PCR, ndërsa nuk ka patur pozitiv ndaj virusit korona, ndërsa 5 pacient janë diagnostifikuar me bronkopneumoni.

Në spitalin kovid aktualisht janë 30 pacientë, nga ky numër, 23 janë pozitivë dhe 17 kanë bronkopneumoni, ndërsa 14 pacientë gjednen në aparatet e oksigjenit./LajmiAL/