Në rrethin e Pçinjës 7 të infektuar, 0 raste nga Bujanoci

0
357

Sipas të dhënave më të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja, nga 119 mostra të marra në rrethin e Pçinjës, 7 kanë rezultuar pozitivë ndaj Covid-19.

Nga ky numër, nga 5 raste janë nga Vranja dhe nga 1 rast i ri janë nga Presheva dhe Boseligradi, ndërsa në komunat tjera të rrethit të Pçinjës nuk ka patur raste të reja me virusin korona, përfshirë edhe komunën e Bujanocit.

Gjatë ditës së djeshme, në kovid ambulancën në Vranjë janë kryer 58 kontrolla, nga të cilat 41 të para.

Kampionet e gjakut janë marrë në 27 pacientë, janë ktyer gjithsej 35 teste antigjen dhe 4 teste PCR, 4 prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona, prej tyre 4 pacient janë diagnostifikuar me bronkopneumoni.

Në spitalin kovid aktualisht janë 37 pacientë, nga ky numër, 31 janë pozitivë dhe 25 kanë bronkopneumoni, ndërsa 20 pacientë gjednen në aparatet e oksigjenit./LajmiAL/