Kryetari Arifi për vizitë në KBI me rastin e Fitër Bajramit

0
357

Me rastin e festës së Fitër Bajramit kryetari komunës së Bujanocit Nagip Arifi i shoqëruar nga bashëpunëtorët e tijë sot ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame në Bujanoc ku është pritur nga kryeimami Sulejman Fejzullahu dhe me stafin e tijë.

Vizita e përfaqësuesve institucional për festat e Bajramit në këtë instituciona fetarë tashmë është bërë traditë edhe kjo vizitë kishte karakter të tillë.

Kryeimami Fjezullahu pas vizitës nga institucionet lokale shprehu falendërimin e tij për bashkëpunimin mes KBI-së dhe Pushtetit Lokal veqanarisht falënderoi kryetarin Arifi për angazhimin e tij lidhur me kohëzgjatjen e funksionimit të lokaleve dhe objekteve nga ora 22 deri në ora 23,30, gjë që ka letësuar shumë edhe në faljen e taravive gjatë muajit të bekuar të Ramazanit.

“Ishtë kënaqësi që sot patëm për vizitë kryetarin e komunës z.Nagip Arifin me bashkëpunëtorët e tij, vizitat e përfaqësuesve institucional tashmë janë bërë tradit gjatë festave të Bajramit dhe këtë e vlerësojmë shumë.

Me Pushtetin Lokal kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe besoj që do ta kemi edhe në të ardhmën gjatë aktiviteteve tona. E falënderojë kryetarin Arifi që nuk e ka kyrsyer autoritetin e tijë për zgjtjen e orarit të objekteve nga ora 22 deri në ora 23.30 sepse kjo na ka lehtësuar tej mase edhe faljen e taravive gjatë Ramazanit në xhamitë e komunës së Bujanocit, duke mos patur pengesa ligjore në këtë kohë pandemie” u shpreh kryeimami Fejzullahu.

Fejzullahu gjithashtu potencoi edhe përkrahjen financiare që KBI merr nga pushteti lokal por edhe nga besimtarët gjë e cila i mundëson edhe funksionimin e këtij institucioni fetarë./LajmiAL/