Lufta në Gaza/ Erdogan: Turqia nuk do qendrojë në heshtje

0
283

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan tha që është “i xhindosur“ nga sulmet ajrore të Izraelit në Rripin e Gazës, ndërkohë që nxiti Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuar të gjejnë një zgjidhje paqësore.

“Jemi të mërzitur e të xhindosur nga ashpërsia e shtetit terrorist të Izraelit kundër Palestinës,“ tha Erdogan gjatë një mbledhjeje online.

“Të dalësh kundër agresivitetit izraelit në qytetet palestineze dhe Jerusalem është detyre e nderit për njerëzimin,“ tha ai.

“Ata që rrinë në heshtje ose mbështesin gjakderdhjen e shkaktuar nga Izraeli duhet ta dinë se një ditë do jetë radhe e tyre,“ tha ai, ndërkohe që shtoi se është urdhëruese për Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara të marrë hapa për të siguruar paqe në Jerusalem.

“Turqia nuk do qendrojë në heshtje nga persekutimit të palestinezëve nga Izraeli, edhe sikur e gjithë bota ta injorojë,“ tha Erdogan