PROVOKIM NË BAZA NACIONALE: Flamuri i Serbisë tek lapidari i Fatmir Ibishit në Konçul (video)

0
783

Provokim skandaloz është bërë nga persona të panjohur duke vendosur flamurin e Serbisë tek lapidari i dëshmorit të parë të UÇPMB-së, Fatmir Ibishi, në hyrje të fshatit Konçul.
Këtë gjest provokues në baza nacionale e ka bërë të ditur përmes një video postimi zv. kryetari i Bujanocit, Shqiprim Musliu.
Sipas Musliut ky është provokim i rëndë dhe i ka bërë thirrje faktorit ndërkombëtarë që të jetë më vigjilent me Luginën.
Musliu i shoqëruar edhe nga bashkëfshatarët e Konçulit e kanë larguar flamurin serb nga lapidari i dëshmorit dhe në të e kan kthyer flamurin kombëtar shqiptar.
Është ky provokimi parë i llojit të tillë që nga përfundimi konflikteve të armatosura në Luginë të Preshevës./Lajmi-AL/
Video postimi i Musliut

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=3981250101918076&id=100000993761693