Komuna e Preshevës ka fituar dy projekte tek Ministria për zhvillim të komunave jomjaftueshëm të zhvilluara

0
352

Në konkursin e shpallur nga Ministria për zhvillim të komunave jomjaftueshëm të zhvilluara të shpallur për aplikim me projekte për Programin e përkrahjes së avancimit të zhvillimit të komunave jomjaftueshëm të zhvilluara (njësitë e vetëqeverisjes lokale të grupit të katërtë) për vitin 2021, Zyra për zhvillim pranë komunës së Preshevës ka aplikuar me dy projekte, përkatësisht sipas dy programeve të shpallura në konkurs.

Projekti i parë ka të bëjë me realizimin e Ndërtimit të fazës së parë të Tregut ditor, ku shuma e fituar nga kjo Ministri është 6,173,553.00 dinarë (60%), kurse pjesa tjetër prej rreth 4 milion dinarësh do të investohet nga buxheti i komunës së Preshevës.

Ndërsa, projekti i dytë që ka të bëjë me hartimin e projekt-dokumentacionit teknik, komuna e Preshevës ka aplikuar me projektin e Rregullimit të trotuarit nga qyteti deri në Korridorin X, në shumë prej 1,170,000.00 dinarësh, e cila do të financohet në nivelin 100% nga Ministria në fjalë.