“Sezai Surroi” kremton 53 vjetorin e hapjes së paraleleve të para në gjuhën shqipe

0
379

Në prezenc të personelit arsimor, përfaqësues të pushtetit lokal dhe nxënës shkolla e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc ka kremtuar sot 53 vjetorin e hapjes së paraleleve të para me mësim në gjuhën shqipe, përkatësisht 48 vjetorin e pavarësimit të kësaj vatre arsimore nga Gjimanzi i Preshevës.

Gjatë elaboratit të tij, drejtori i shkollës Zejni Fejzullahu pwrmendi edhe sakrificat që ishin në fillim për hapjen e një shkolle të mesme gjë që nuk kishte më parw në komunën e Bujanocit, merita të cilat drejtori ia dedikoi shumë personaliteteve sikurse Shaban Xheladimit dhe shumë të tjerë e në mesin e tyre për r objektin e ri të shkollës s meritat ia dedikoi kryetarit të atëhershëm të komunës dhe kryetarit aktual Nagip Arifit.

Gjatë këtij kremtimi është promovuar edhe libri “Analiza e suksesit dhe vijimit” 2012/13 deri në vitin 2019/20., autori i së cilës është drejtori Fejzullahu, libri do të botohet në emër të shkollës.

Njëri nga recenzentët e librit Muhamed Jashari, potencoi se është jashtëzakonisht e mirë që shkolla jonë ka një libër të tillë i cili do të jetë një doracak për të ardhmën.

Përveç kësaj është bërë edhe hapja e ekspozitave të përgatitura nga nxënësit të shkollës nën udhëheqjen e profesorëve Gzim Selimi dhe Avni Zahiri, ekspozita këto tw cilat përmes eksponenteve të vjetra paraqesin traditën e kombit tonë.

Sipas profesor Selimit ky muze është shumë i rëndwsishëm sepse tregon se kush kemi qenë dhe ruan në vete kulturën tonë kombwtare.
Në fund drejtori Fejzullahu i ndau nga një libër kryeshefit për veprimtari shoqërore Fejzi Beqirit, veteranëve të arsimit dhe personelit arsimor. /Lajmi-AL/