Sipas të dhënave më të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike në Vranjë, në 24 orët e fundit nga 224 mostra nga rrethi Pçinjës, 42 përsona kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.
Nga ky numër, 21 janë nga Vranja, 8 nga Bujanoci, 3 nga Surdulica, 4 nga Vlladiçin Hani, 4 nga Bosilegrad dhe 2 nga Presheva.
Përqindja e të infektuarve në raport me numrin e testuar është 18,75 përqind.
“Ditëve të fundit, ka pasur një situatë më të qëndrueshme kur bëhet fjalë për infeksionin. Gjegjësisht, këto shifra flasin se masat janë respektuar, domethënë që bashkëqytetarët tanë u janë përmbajtur të gjitha masave parandaluese, dhe kështu duhet të vazhdojnë.
Në spitalet Kovid, numri i kontrollave të para është në rënie, dhe numri i pacientëve që trajtohen në spital gjithashtu është zvogëluar, gjë që është shumë e mirë.
Sigurisht, ka njerëz që janë në spital, dhe që kërkojnë terapi me oksigjen dhe gjendja e tyre monitorohet 24 orë, dhe varësisht nga gjendja e tyre, këta pacientë ose ndryshojnë terapi, ose plotësohen, ose transferohen në qendra më të mëdha klinike.
Është shumë e rëndësishme që të gjithë ata që ndiejnë simptoma të këtij infeksioni të raportojnë në klinikën Kovid në kohë” thotë Dr. Branisllav Stojnev nga Enti për Shëndetësi Publik nga Vranja./LajmiAL/












