Nëse jeni infektuar dhe paraprakisht nuk jeni vaksinuar, nuk do të ju paguhet pushimi mjekësor

0
311

Nëse jeni infektuar me virusin korona dhe paraprakisht nuk jeni vaksinuar, nuk do të ju paguhet pushim mjekësor, kështu ka thënë  Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Praktika e deritanishme ka treguar që njerëzit që kanë qenë të infektuar me virusin korona, e të cilët punojnë në sektorin publik, pushimi mjekësor iu është paguar 100 për qind, por kjo nuk është praktikuar në sektorin privat.

Gjegjësisht, kishte shumë punëdhënës që kanë respektuar rekomandimin e ministrisë përkatëse, por edhe ata që e kanë ulur pagën për pushim mjekësor për shkak të koronës për 35%.

Siç ka thënë për “Blic” Snezhana Bogdanoviç, këshilltare e lartë në Ministrinë e Punës, pushimi i mjekësor është rregulluar me Ligj mbi kujdesin shëndetësor edhe kur bëhet fjalë për koronën, nga Ligji për Mbrojtjen e Popullsisë nga Sëmundjet Infektive.

Shkurtimisht, përgjigjja është si vijon “vendimi për shumën e pagës i takon punëdhënësit dhe rekomandimi i shtetit është që punonjësve në pushim mjekësor të iu paguhet 100 përqind të pagës së tyre.

Rekomandimi i Qeverisë së Serbisë që të punësuarve që janë në pushim mjekësor për shkak të virusit korona të i paguhet paga e tyre e plotë është ende në fuqi sepse, siç theksoi Ministria e Punës në valën e parë, konkluzioni i Qeverisë nga prilli i vitit të kaluar nuk është i kufizuar kohërisht në gjendjen e jashtëzakonshme./LajmiAL/