3.000 dinarë shpërblim për ata që janë vaksinuar kundër Covid-19

0
472

Meqenëse nuk mund të marrim masa në lidhje me ata që nuk duan të marrin vaksinën, përveç asaj që unë mendoj për të, ne kemi menduar se si të shpërblejmë njerëzit që kanë treguar përgjegjësi dhe kemi vendosur të japim ndihmë shtesë për ata që janë vaksinuar, njoftoi Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç.

Ai paralajmëroi se të gjithë ata mbi moshën 16 vjeç, të cilët kanë marrë një ose dy doza të vaksinës deri më tani, ose do ta marrin atë deri më 31 maj, do të marrin një shtesë prej 3,000 dinarë nga shteti.

“Jamë konsultuar gjatë me Kryeministren dhe Ministrin e Financave, ne menduam se si të shpërblenim njerëzit që treguan përgjegjësi, ne morëm vendimin për t’u dhënë ndihmë shtesë financiare njerëzve që janë vaksinuar” tha ai, transpeton LajmiAL

“Nesër, fillon pagesa e parë e ndihmës për pensionistët” tha Vuçiq, duke shtuar se pensionistët kanë të ardhurat më të larta në historinë e Serbisë.

Siç deklaroi ai, më shumë se pesë milion qytetarë tashmë kanë ndihmën e siguruar, nëse përfshihen ata që nuk duhet të aplikojnë për të./LajmiAL/