UNHCR viziton Bujanocin, takon përfaqësuesit institucional

0
283

Përfaqësuesja e UNHCR znj. Francesca Bonelli ka vizituar komunën e Bujanocit, me ç’rast fillimisht është pritur nga kryetari i komunës së Bujanocit, për të vazhduar takimin me kryetarin e Kuvendit Komunal dhe zv.kryetarin e komunës.

Kjo vizitë kishte për qëllim mbështetjen e organeve komunale për realizimin e projekteve që kanë qëllime sociale e humanitare. Znj. Bonelli ka shprehur mirënjohjen dhe falemnderimin për pushtetin lokal në Bujanoc për gatishmërinë në realizimin e projekteve për përmirësimin e mirëqenies sociale në Bujanoc.