Bujanoc: Kapen grabitësit e barnatores, njëri nga Bujanoci dhe njëri nga Vranja

0
631

Pjestarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Bujanoc, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike në Vranjë, kanë zbuluar autorët e grabitjes së rëndë të një barnatore në qytet duke arrestuar V.Gj të lindur në vitin (1989) nga Vranje dhe personin tjetër me iniciale R.I i lindur në vitin (1990) nga Bujanoci, për shkak të dyshimit se të njetit kanë kryer këtë vepër kriminele.

Dyshohet se ata gjatë ditës së djehsme kanë hyrë në magazinën e barnatores në Bujanoc dhe kanë vjedhur mallra të ndryshme.

Policia me shpejtësi i ka identifikuar kryesit e veprës te të cilët ka gjetur një sasi të madhe të mallrave të vjedhura, të cilat do t’i kthehen pronarit të farmacisë.

Të dyshuarve u është caktuar mbajtja deri në 48 orë dhe ata do të sillen te zëvendësprokurori në bazë të kallzimit penal./LajmiAL/