Salihi: Letrat anomime të dërguara në Beograd kishin për qëllim sabotimin e punës të Shtëpisë së shëndetit në Preshevë

0
413

Driton Salihu i cili është shkarkuar nga posti i drejtorit të Shtëpisë së shëndetit “Presheva” në Preshevë, përmes një postimi në rrjetin social ka njoftuar mbi skandalin i cili përmban letrat “anonime” të dërguara në Beograd me qëllim të shantazhimit dhe inicimit të kontrollimeve të inspektorëve, për të shpifur, e shantazhuar dhe kompromituar Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë.

Postimi i plotë i Dr Driton Salihut

Në momente kur përballesh me probleme në menaxhimin e shëndetsisë, por gjatë kësaj rruge duhet të përballesh edhe me letra “anonime” e procese të montuara gjyqësore e sabotime të inicuara nga persona të ndryshëm.
Kjo sfidë në asnjë moment nuk ndaloi motivacionin tim për një shëndetësi efikase dhe profesionale për Komunën e Preshevës.
Këto në foto janë vetëm një pjesë e letrave “anonime” të cilat janë dërguar në Beograd për rë inicuar kontrollime të inspektorëve, për të shpifur, e shantazhuar dhe kompromituar Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë.
Ata të cilët kanë qenë pjesë e këtij komploti e mbajn përgjegjësinë për këtë katrahurë.
Mua më mbetet vetëm keqardhje për pacientet tanë që më së pakti e kanë merituar këtë situatë, ka shkruar Salihu.
Me vendim të Ministrit të Shëndetësisë Zllatibor Llonçar, ud. I drejtorit të Shtëpisë së shëndetit në Preshevë është emruar serb, në një komunë ku mbi 95% e popullatës janë shqiptarë. /Lajmi-AL /