Me kërkesë të kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifit, Ministria për Administratë Shtetërore dhe Pushtet Lokal dhe Shtabi Qeveritarë i Krizave ka vendos që komunës së Buajnocit ti lejojë zgjatjen e orarit të punës për kafenetë dhe objektet hoteliere nga ora 22.00 deri në ora 23.30, gjegjësisht për një orë e gjysmë, por duke respektuar masat në fuqi.
Në deklaratën dhënë LajmiAL kryetari Arifi ka thënë se, “pas marrjes së kërkesës nga ana e pronarëve të restauranteve dhe disa kafiterive për zgjatjen e orarit të punës gjatë muajit të Ramazanit, kërkesën e tyre menjëherë e kemi shqyrtuar dhe përcjellë në Ministrin për Administratë Shtetërore dhe Pushtet Lokal dhe Shtabit Republikam të Krizave për zgjatje të orarit të punës gjatë muajit të Ramazanit.
Shtabi dhe ministria përkatëse sot ka vendos që komunës së Bujanocit ti lejohet zgjatja e orarit të punës për gastronominë deri ora 23.30” ka thënë Arifi.
Sipas tij ky vendim vlenë vetëm për komunën e Bujanocit dhe Novi Pazarit për shkak të muajit të bekuar të Rramazanit.
Kryetari Arifi gjithashtu apelon te qytetarët e komunës së Bujanocit që ti përmbahen masave të aprovuara nga Stabi i Krizave me qëllim që të kemi sa më pak të infektuar.
“Edhe pse ky muaj është muj i ibadeteve dhe lutjeve,i bëjë thirje të gjithë atyre që shkojnë në rituale fetare të kenë kujdes ti përmbahen masave dhe ti mbajnë masakat, sepse numri i të infektuarve po rritet dhe shëndeti është mbi të gjitha” është shprehur Arifi.












