Arifi fton subjektet politike në bisedime për formimin e qeverisjes lokale në Preshevë

0
243

Kryetari i APN-së Shqiprim Arifi, subjekti me numër më të madh të këshilltarëve të fituar në zgjedhjet e fundit të parakohshme lokale në komunën e Preshevës, i ka dërguar ftesë subjekteve shqiptare për bisedime lidhur me formimin e koalicionit qeverisës në komunën e Preshevës.

Postimi i kryetarit të APN-së Shqiprim Arifit:

Në zgjedhjet e parakohshme në Komunën e Preshevës, të mbajtura më 28 mars 2021, sovrani dha verdiktin e tij në menyre të lirë dhe demokratike duke i sigurar Alternativës për Ndryshim 14 mandate në Kuvendin Komunal të Preshevës, gjë që pasqyron fuqinë më të madhe politike në vend.

Ndërkaq sot kam dërguar ftesat subjekteve politike në Komunën e Preshevës për bisedime lidhur me platformën dhe bashkëqeverisjen me pushtetin lokal, ka shkruar Arifi. /Lajmi-AL/