Në 24 orët e fundit në rrethin e Pçinjës, Bujanoci radhitet i dyti për nga numri i të infektuarve

0
286

Përqindja e të infektuarve të rinjë krahasuar me numrin e të testuarve në rrethin e Pçinjës është 22.63 përqind. Imunizimi, në pjesën më të madhe, ka kontribuar në qetësim të lehtë të situatës epidemiologjike.

Në 24 orët e kaluara, 380 pacientë u testuan në territorin e rrethit Pçinjës, nga të cilët 86 ishin pozitivë ndaj virusit korona. Nga ai numër, 35 janë nga Vranja, 16 nga Bujanoci, 15 nga Vladiçin Hani, 8 nga Presheva, 7 nga Tërgovishta, 4 nga Surdulica dhe 1 nga Bosilegradi.

Mjekët thonë se, numrat e pacientëve të rinj na tregojnë se vaksinimi është përgjegjës për stopimin e infeksionit. Vaksinimi është një armë e fuqishme në luftën kundër një infeksioni kaq të egër. Nëse bini në kontakt me dikë që është infektuar pas dozës së dytë të vaksinës, nuk do të sëmureni aspak.

Nëse ndodh që dikush të infektohet për shkak të një gjendje më të keqe imune, antitrupat me siguri do të ndikojnë në pamjen më të lehtë klinike, thonë mjekët./LajmiAL/