LMT nis aksionin humanitar për ndërtimin e një shtëpie në fshatin Tërnoc

0
810

Lidhja e Mërgimtarëve të Tërnocit e cila vepron në Zvicër përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ka marrë vendim për fillimin e grumbullimit të mjeteve financiare për realizimin e projektit të radhës në fshatin Tërnoc.

Ky aksion humanitarë ka të bëjë me ndërtimin e shtëpis për një familje 4 anëtarëshe në Tërnoc.

Njoftimi i LMT-së

Te nderuar bashkvendas Ternocas,
Shoqata e LMT-s ua uron te gjitheve muajin e bekuar te Ramazanit,
Zoti na lehtesofte agjerimin dhe na i shtoft veprat e mira.

Per projektin e radhes se ndertimit te nje shtepie per vitin 2021 ne Ternoc, kemi anketuar shume persona si dhe ne konsultim me Bashkesin Lokale qe shumica prej tyre na kan derguar ne adresen e Galip (Mustaf) Ramizit (Mahalla Shteke).

Ne kete shtepi jeton Galipi me bashkeshorten dhe me dy (2) femijet e tij siq e shihni shtepine edhe ne Foto.

Ne shqyrtim kryesia e Shoqates merr vendim qe ti ndihmohet kesaj familje per shkake gjendjes aktuale dhe kushteve jo te mira. Ne baze te kesaj situate, shpallet aksion si ne vijim:

Aksioni fillon prej sot 13.04.2021 dhe mbaron diten e Bajramit.

Pergjegjesin per tubimin e te hollave e kryen Shoqata.
Ju mund të dërgoni paratë përmes perfaquesve, online-banking dhe fletëpagesave.

Te gjithe ata qe kan pyetje munden ta kontaktojn Samiun, qe eshte pergjegjes per projektin.

Sami Fejzullahu
076 477 72 95

Ju faleminderojm te gjithve per perkrahjen, Zoti ju shperbleft.

Me rrespekt

Kryesia e LMT-s

Perfaqesuesit e kantoneve:

Glarus: Hasan Salihi, Luan Acifi
Bern: Ridvan Islami, Llukman Fejzullahu, Sami Fejzullahu
Aargau: Fadil Salihi, Llukman Hasani, Menur Murati
St.Gallen: Senad Sulejmani
Zürich: Sunaj Halili
Solothurn: Amir Arifi, Rexhep Avdiji, Sadri Xheladini
Freiburg: Besnik Avdiji
Thurgau: –
Schwyz: Suad Ahmeti