Zyetarisht nuk ka asnjë vaksinë e cila mund të shkaktojë pengesa gjatë udhëtimit në vendet e BE-së

0
410

Pavle Zeliç nga nga Agjensioni për barëra dhe paisje medicinal të Sërbisë

ka deklaruar sot se deri më tash janë shënuar 736 reakcione të padëshirueshme në të gjitha llojet e vaksinave kundër virusit korona.

Vakcina është efikase, e sigurtë dhe mund të shohin dalje nga kjo gjendje, ka thënë Zeliç për RTS dhe ka shtuar se në mesin e të vdekurve nuk ka asnjë të cilët I kanë marrë të dy dozat e vaksinës.

Megjithatë rasti i fundit në komunën e Bujanocit i vdekjes së imamit të xhamisë të fshatit Zarbincë ende nuk është konfirmuar zyrtarisht se cilat ishin shkaqet e vdekjes së tij i cili ka mbetur pa shenja jete afër barnatores “Beladona” në Bujanoc, i cili një orë më parë e kishte marrë dozën e dytë të vaksinës. Me gjithatë është konfirmuar se i ndjeri kishte qenë me sëmundje të zemrës dhe diajabet.

Ajo qka shtë duke I shqetësuar popullatën kohëve të fundit është edhe lejimi I udhëtimit në vendet tjera nëse e marrin vaksinën.

Shumica kanë dyshime se përveç me vaksinën Fajzer nëse vaksinohen me vaksinat tjera nuk do të mund të udhëtojnë në vendet evropianë.

Një gjë e tillë deri më sot zyrtarisht nuk është konfirmuar nga asnjë institucion vendor apo ndërkombëtar.

Ajo çka është e vërtetë dhe zyrtare është fakti se në Sërbi pjesa dërmuese e të vaksinuarve janë vaksinuar me vaksinën kineze Sinofarm e cila ndër të parat ka arritur në Serbi dhe nëse shteti ka lajuar që ti bllokojë shumicën e popullatës që të mos mund të udhëtojnë jasht vendit për shkak se janë vaksinuar me vaksinën kineze kjo mbase nuk është për tu besuar nga ajo që flitet në opinion.