Komuna e Bujanocit ka në dispozicion 7 sisteme raketore kundër breshërit

0
531

Në komunën e Bujanocit aktualisht funksionojnë 7 siteme të raketave kundër breshërit nga 12 sa janë gjithsejë.  

Lidhur me këtë sot në komunën e Buajnocit përfaqësuesit e Qendrës Hidrometeorologjike të Sërbisë dhe Qendrës së radarëve në Kukavicë kanë mbajtur takim me personat e angazhuar në sistemet e raketave kundër breshërit në komunën e Bujanocit ku njëkohësisht kanë nënshkruar edhe kontratat për sezonin e ardhshëm dhe të njetit janë paisur me radio lidhje për funksionim sa më të mirë të këtij sistemi.

Sipas Ali Asllanit kryeshef i Shtabitpër situata emergjente, në komunën e Bujanocit aktualisht funksionojnë 7 sisteme raketore kundër breshërit, nga 12 sa janë gjithsej, ndërkohë 5 prej tyre, nuk funksionojnë për shkak të sigurisë ajrore dhe objekteve të demoluara.

Sipas Asllanit çdo sistem kundër breshërit i ka të nagazhuar nga 2 gjuajtës të raketave kundër breshërit të cilët funksionojnë në kuadër të radarit hidrometeorologjik në Kukavicë dhe sipas nevojës ata do të jenë të përgatitur dhe njëkohësisht ta lajmërojnë popullatën për rreziqet e mundshme nga breshëri dhe erërat e forta.

Për dallim nga komuna e Bujanocit, komuna e Preshevës nuk ka një sistem të tillë, edhe përkundër interesimit nga ana e qendrës hidrometeorologjike për aktivizimin e një sistemi të tillë i cili është me rëndësi jetike, sidomos për bujqit dhe kulturat bujqësore./LajmiAL/